Moti përvëlues ‘pushton’ Shqipërinë, meteorologët zbulojnë çfarë na pret në ditët në vijim

0
308

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Pasdite në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe shiu priten kryesisht në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe aksin ajror veriperëndim deri në verilindje të Kosovës.

Nga e hëna na pret mot mjaft i ndryshueshëm pranveror.

Përpos intervaleve kohore me diell pritet të kemi rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat pritet të shënojnë ulje, ndërsa vende-vende priten rrebeshe intensive dhe mundësi për breshër dhe bubullima të zhurmshme.