Moti merr kthesën e papritur/ SHMU tregon çfarë pritet javen qe vjen (Tabela per gjithe javen)

Ishte parashikuar qe muaji maj te nis me reshje te forta shiu ku e gjithe nata e dates nje u dominua nga reshje me instesitet te larte shiu.

Ndersa dita e sotme do te jete me reshje te lehta dhe me vranesira.

Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12.

Me poshte eshte tabela per gjithe javen