Moti merr kthesen e papritur kete fundjave. Ja kur kthehen ditet me diell

0
378

Fundjava që presim përpara pritet të jetë një tjetër fundjave me mot relativisht të qëndrueshëm të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Përgjatë vijës bregdetare, zonën e veriut dhe zonën e jugperëndimit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përsëri shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në relievet malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave apo stuhive por në periudha afatshkurtra.

Ndersa javen qe vjen pritet nje permiresimi motit dhe ditet me dielle.