Moti merr kthesen e pa pritur. Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhi te forta ere ne te gjithe vendin

0
156

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin në mesditë dhe pasdite. Ndaj dhe vapes se madhe po i vjen fundi. Pritet qe kjo jave te jete e fresket dhe temperaturat te ulen.

Temperaturat në mëngjes do te luhaten 14-20 gradë, vlerat maksimale do te jenë me rënie ne veri 24-26°C deri në 28-33°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.