Moti merr kthesen e pa pritur ja si do te shkojne temeperaturat ne fundjave

I nxehti afrikan prej disa ditësh ka “pushtuar” Shqipërinë, duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin.

Ndërkohë që edhe përgjatë fundjavës moti parashikohet të vijojë të jetë me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë në vlerën maksimale deri në 38 gradë celcius.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Gjatë kësaj fundjave në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të nxehta. Këto do të sjellin në pjesën perëndimore të vendit orë të gjata me diell. Në zonat malore kryesisht të shtunën vranësirat do të kenë tendencë zhvillimi. Këto në orët me temperatura më të larta do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata me rrufe të izoluara. Ditën e diel reshjet do të izolohen në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Ju urojmë një fundjavë të bukur!