Moti mer kthesen e papritur/Borë në mes të prillit/ Zbardhen fshatrat ne kete qytet

Edhe pse jemi në mes të pranverë, gjatë ditës së sotme temperaturat kanë qenë dimërore, teksa në zonat veriore dhe juglindore të vendin nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore në Korçë, më saktësisht segmentin e Qafë Thanës si dhe zonën e Mokrës.

Ndërkohë që në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, raportohet për reshje të dobëta dëborë. Deri më tani të gjitha akset rrugore janë lehtësisht të kalueshme.