Moti ben kthesen e papritur nga neser. Rikthehen ditet me shi dhe iken vapa

Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, mirëpo duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ulje të temperaturave.

Gjatë ditës së nesërme parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 25°C

në zona e ulëta 15 deri 30°C

në zona bregdetare 18 deri 30°C