Mjeket paralajmerojne mos i vishni rrobat e reja. Ja nga se rrezikoheni

Më në fund fustani që ia kishit vënë syrin prej kohësh, u bë i juaji. Kishit menduar sa e sa kombinime në mendjen tuaj dhe tani nuk ju mbetet asgjë vetëm t’i realizoni. POR më parë duhet ta lani. Nëse jeni në mesin e atyre që mendoni se larja e rrobave pasi i blini nuk është e nevojshme, do e mendoni sërish pasi të mësoni se çfarë mund të ndodhë nëse i vishni direkt veshjet nga rafti i dyqaneve.

Është koha të ndaloni së supozuari se këto rroba janë të pastra vetëm sepse ato janë të reja. Testet dhe studimet kanë treguar se ato jo vetëm që janë të pisëta, por gjithashtu janë të mbuluara me komponime që mund të çojnë në acarime të lëkurës ndër të tjera.

Veshja e këtyre rrobave nga njerëz të ndryshëm, magazinimi, ekspozimi për një kohë të gjatë, ndotin veshjet dhe sipas z.Tierno, të brendshmet dhe veshjet intime kishin treguar nivelet më të larta të ndotjes dhe mikroorganizmave, nga ato të infeksioneve mykotike të rrugëve respiratore.

Ngjyruesit artificiale nuk gjenden vetëm në ushqime, por edhe në veshje. Nëse nuk i lani ato para se t’i vishni, këto kimikate mund të çojnë në acarim dhe madje edhe probleme të tjera shëndetësore.