Metode e lire dhe pa harxhime per te nxjerr rrobat nga lavatriçja te hekurosura, ja se cfare duhet te keni parasysh

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që, për pak minuta, mund ta përfundoni këtë proces.

Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.

Thjesht duke vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.

Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakontë, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.

Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.

Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.