Metoda më e lehtë për të qëruar vezët e ziera pa i prishur ato

0
265

Firma Australian Eggs u bashkua me kuzhinierin dhe redaktorin e ushqimit Warren Mendes pak kohë më parë, dhe dhanë disa këshilla mbi vezët.

Si mund të përdoret një kavanoz për të qëruar një vezë të zier?
Pasi vezët të jenë zier në perfeksion, ka vetëm dy hapa të thjeshtë për të ndërmarrë. Australian Eggs shkruan:

1. Shtoni pak ujë të ftohtë në një kavanoz të madh me kapak dhe më pas shtoni vezët e ziera. Mbyllni kapakun dhe tundini vezët brenda për të copëtuar lëvozhgat.
Këshillë: Australian Eggs rekomandon që ta fusni vezën tuaj të zier në ujë të ftohtë menjëherë pas gatimit. Në këtë mënyrë, veza ndalon së gatuari dhe lëvozhga do të bëhet më e lehtë për t’u qëruar gjithashtu. Fillojeni këtë proces menjëherë pas kësaj.

2. Do të filloni të shihni levozhgen ne copeza ndërsa tundni vezet brenda. Sidoqoftë, mos e bëni shumë forttë se mund të ndani vezët në gjysmë.

Këshilla 2: Kjo metodë nuk do të funksionojë shumë mirë nëse keni vezë të ziera të buta. Dridhja mund ta ndajë vezën pergjysem.