Metereologet paralajmerojne. Ja çfarë pritet te ndodh neser ne vendin tone me motin

Vetëtima të shpeshta po ndriçojnë veriun e Shqipërisë në këto çaste krejt afër kufirit me Republikën e Kosovës dhe kjo për arsye të sistemeve të vranësirave konvektive që janë mjaft aktive në atë zonë duke kushtëzuar rrebeshe intensive lokale. Disa nga këto vranësira po kalojnë dhe po ripërtërihen edhe mbi disa rajone të Kosovës.

Cikloni Gjenovian po vjen nga Italia drejt Ballkanit duke fuqizuar ndikimin e tij dhe pritet të kushtëzojë stuhi të forta në Ballkan duke përfshirë edhe Shqipërinë ku sonte dhe nesër ndikimi i ciklonit Gjenovian do të jetë në kulminacionin e tij.

Gjatë natës rrebeshet pritet të vazhdojnë në pjesën veriore të Shqipërisë duke u shtrire edhe në veriperëndim dhe po ashtu herë pas here edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Rrebeshet më të fuqishme priten nesër kur cikloni do të kalojë nga veriu i Italisë, përmes Gadishullit Ballkanik drejt Evropes Lindore./MeteoBallkan