Metereologet paralajmerojne ciklone dhe shtrengata shiu ne te gjithe territorin e Ballkanit

Në këto çaste rrebeshe shiu kanë filluar në jug dhe perëndim të Kosoves po ashtu dhe ne Shqiperi dhe janë të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima lokale, ndërsa në veri dhe qendër të vendit ende nuk ka reshje.

Kurse i gjithe ballkani eshte ne sundimit e reshjevete shiut dhe
te eres. Dhe ne Shqiperi dita ka qene me reshje shiu.

Sistemi i vranësirave ka përfshirë edhe pjesë të Maqedonisë së Veriut ku priten reshjet më të fuqishme nga ky ciklon dhe pritet te shtrihet drejt verit te Shqiperis.

Gjatë orëve të ardhshme reshjet e shiut do të përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa vende-vende priten reshje intensive të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Rajonet ku priten reshje më intensive janë jugu, jugperëndimi dhe juglindja e Kosovës, por lokalisht edhe në vise tjera.

Reshje dhe stuhi të fuqishme priten në Maqedoninë Veriore dhe veriun e Greqisë ku lokalisht priten vërshime masive.

Temperaturat po shënojnë ulje të ndjeshme dhe dita e shtunë do të jetë mjaft e freskët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Ky ciklon nga e diela do të fillojë të dobësohet tërësisht dhe të largohet nga rajoni ynë.