Meteorologet parashikojn motin ekstrem me shi dhe rrufe. I gjen belaja te nesermen

Dy ekspertët më të mirë të motit në Hungari janë shkarkuar nga puna për shkak të një parashikimi të gabuar të motit që shkaktoi zhurmë të madhe politike. Të shtunën në mbrëmje ishte parashikuar të ndodhte “shfaqja më e madhe e fishekzjarreve në Evropë” .

Rreth 40,000 fishekzjarre ishin gati për t’u hedhur nga 240 pika përgjatë një shtrirjeje 5 km të lumit Danub në Budapestin qendror, në një shfaqje që zakonisht ndiqet nga deri në dy milionë njerëz. Por shtatë orë para fillimit të planifikuar, qeveria e shtyu ngjarjen, duke përmendur parashikimet ekstreme të motit.

Për ironi të fatit atë ditë moti ishte i qetë dhe nuk kishte asnjë stuhi. Ditën e sotme ministri i Inovacionit Laszlo Palkovics shkarkoi shefat e shërbimit për shkak të parashikimeve të tyre që rezultuan të gabuara.