Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit mesditën e sotme.
Xhevair Hoxha, 61 vjeç, ka masakruar me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi 30 vjeçe dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë afër banesës.
Mësohet se 61-vjeçari nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar.
Gjithashtu ajo ishte nënë e tre fëmijëve që jetonin me burrin e parë.
Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.
Mësohet se në familje ka pasur vazhdimisht konflikte të cilat kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.
Burimet nga policia bëjnë me dije se nusja nuk ka bërë kallëzim në polici kundrejt vjehrrit të saj.