Merr ustain 42 vjecar per te suvatuar shtepin. Ja cfare i ndodhi familjes

0
580

Një usta 42-vjeçar është paditur në policinë e Poliçanit me akuzën e vjedhjes. Policia bën me dije se se 42-vjeçari kishte shkuar për të punuar në një shtëpi në zonën e Poliçanit, por më pas i zoti i banesës ka konstatuar mungesën e një sasie parash, gjë për tnë cilën ka bërë përgjegjës pikërisht ustain.

Nisur nga këto rrethana ai i është drejtuar policisë duke bërë kallëzim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. K., se dyshon që 42-vjeçari, gjatë kohës që ka kryer disa punime në banesën e shtetasit J. K., i ka vjedhur një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia