Mënyra më e mirë për të hequr qafe toksinat e dëmshme

0
256

Padyshim, ju duhet të fokusoheni te detoksifikimi i trupit tuaj nga toksinat kohë pas kohe, me qëllim që të ruani shëndetin e përgjithshëm dhe të shpejtoni metabolizmin.

Lexojeni këtë artikull me kujdes dhe zbuloni si mund të detoksifikoni trupin tuaj në mënyrë natyrale, shumë thjesht dhe butësisht.

Duhet të filloni të përdorni vata detoksi. Këto vata detoksi këmbësh janë krijuar në Japoni. Ju duhet t’i vendosni këto vata ngjitëse në shputat e këmbëve përpara se të shkoni në shtrat dhe kur të zgjoheni mëngjesin tjetër do të vëreni se ato do të jenë nxirë. Kjo do të thotë se kanë eliminuar toksinat e dëmshme nga trupi juaj.

Këto fasha ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik në bust. Do të ndieni përmirësime, si: më pak dhimbje koke, më pak lodhje dhe dhimbje gjymtyrësh.

Por, ju mund të bëni vetë fasha të tilla detoksi, nëse nuk i gjeni dot në farmaci. Ja se si:

Përbërësit

Ujë

Qepë

Hudhër

Ju nevojiten një palë çorape dhe garza (vata pambuku) vetë ngjitëse.

Procedura

Qërojmë qepët dhe hudhrat dhe i presim në copa të vogla. Më pas e ziejmë ujin derisa të vlojë dhe shtojmë hudhrën dhe qepën. I vlojmë edhe për 10 minuta të tjera.

Heqim ujin me qepët dhe hudhrat nga nxehtësia dhe i lemë të ftohen për rreth 30 minuta. Më pas derdhim përzierjen në qendër të garzave vetëngjitëse aq sa ato të lagen mjaftueshëm. Nëse derdhni shumë lëng në fasha, atëherë shtrydhini. Tregoni kujdese dhe mos e lagni pjesën ngjitëse të vatave.

Tani ju keni nevojë ta fiksoni garzën në qendër të thembrave. Vishni çorape dhe garzat nuk do të bien. Hidhini fashat mëngjesin tjetër dhe përgatisni të tjera për në mbrëmje. Pas disa trajtimesh do të shihni përmirësimet.