Mënyra e vetme për të larguar aromën e pakëndshme të këmbëve

0
613

Mund të jenë këpucët tuaja të preferuara sepse janë të rehatshme, janë praktike dhe ju ndjeheni shumë mirë me to. Por… problem i vetëm është se këmbët tuaja mbajnë një aromë të shpifur që iu bën të harroni se sa shumë i doni.

Pas kësaj, mendoheni çdo ditë nëse duhet të vazhdoni ti vishni sërish apo jo. Mund të mos e keni menduar, por ka një mënyrë të thjeshtë se si t’a largoni aromën e pakëndshme të këmbëve tuaja. Bëhet fjalë për sodën e bukës e cila ka aftësinë të vrasë bakteret.

Ju nevojitet:

1 lugë çaji sodë buke
Ujë

Lani këmbët me ujë dhe thajini ato plotësisht. Miksoni sodën me ujë derisa të krijohet një masë kremoze në tashësinë e një paste. Merrni një pjesë nga masa dhe aplikojeni në këmbët tuaja me një lëvizje të butë rrethore, duke u siguruar që e keni përhapur edhe në të ndarat e gishtave.Lëreni të thahet për disa minuta. Më pas vendosini këmbët tuaja në ujë të ftohë dhe lërini për pak kohë.

Gjithashtu një mënyrë tjetër më e thjeshtë është spërkatja me sodë e këpucëve në pjesën e brendshme të tyre, në mungesë të kohës për të përdorur metodën e parë.