Me ne fund Bill Gates infektohet nga Covid-19, ja si eshte gjendja e tij

Miliarderi amerikan Bill Gates, është prekur nga Covid-19. Është vetë ai që thotë se ka dalë pozitiv dhe ka simptoma të lehta të virusit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 66 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe është dhe i vaksinuar. Nuk është e qartë nëse kjo është hera e parë që ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, kur virusi ka më shumë se dy vite që nga shfaqja për herë të parë.

“Unë kam rezultuar pozitiv me Covid. Kam simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem i shëndetshëm përsëri”, shkruan ai në Twitter.

Në muajt e fundit Bill Gates, një bashkëthemelues i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, e ka vënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në shërbim të pandemisë së Coid, për përfundimin sa më parë të saj.

Ai botoi një libër javën e kaluar të quajtur “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme”, në të cilin shpjegon se si vendet mund të bëjnë një përpjekje të koordinuar për të shmangur pandemitë dhe “të eliminojnë të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes”.