“Më kërkoi në 5 të mëngjesit reçel fiku”, kuzhinieri i Pallatit kujton historitë me Mbretëreshën

Një klimë emocionesh mbizotërojnë në botë pas ndarjes nga jeta së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Humbja e Elizabeth është lajmi i ditës dhe ata që e kanë njohur nga afër nuk hezitojnë të rrëfejnë për të.

Së fundmi, shefi grek që gatuante për pallatet ka folur për preferencat kulinare dhe personalitetin e mbretëreshës Elizabeth.

Nikolas Koulousias është një nga kuzhinierët e shumtë të pallatit dhe ka folur për televizionin SKAI, duke e prezantuar mbretëreshën përmes momenteve të jetës së saj private si dhe përmes marrëdhënieve me stafin e pallatit.

Ai ka deklaruar se ka kujtime shumë të mira me mbretëreshën, e cila siç tha, që nga viti 2017 kur është vetë në pallat, e ka parë jo si shefen e tij, por si gjyshe. “Është sikur të largohet një nga njerëzit e mi dhe do të më mungojë”, tha shefi grek i kuzhinës.

Ai kujton një moment të veçantë për dëshirën e Mbretëreshës për reçelin e fikut.

“Më kujtohet pak para dasmës së Harry-t dhe Meghan-it, kur jetuam për 3 muaj pothuajse brenda në pallat, ajo zbriti me këmishën e natës në orën 5 të mëngjesit në kuzhinë, papritmas më godet në shpinë dhe më kërkoi reçel fiku. Nuk kisha asnjë dhe ai më tha të shkoja të merrja pak në fermën që është afër pallateve. Kanë qenë dy ditë para dasmës, megjithatë jashtë kalasë ishin mbledhur shumë njerëz dhe në vend që të bëja 5 minuta bëra 45”, tha ai.

I pyetur për thashethemet se mbretëresha pinte rregullisht martini, shefi i kuzhinës greke sqaroi se si të gjithë njerëzit, Mbretëresha Elizabeth mund të pinte një verë ose një martini në momente relaksi. /abcnews.al