Maturantja me e mire Shqiptare/ Me mesatare 10, fiton të drejtën e studimit në 12 degë

Mbi 21 mijë maturantë në Republikën e Shqipërisë kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta.

Të 39 universitetet publike e private kanë ngarkuar të dhënat në sistem dhe duke filluar nga dita e nesërme, 31 gusht çdo maturant aplikues do të mësojë nëse është shpallur ose jo fitues në degët ku ka aplikuar. Marsida Muha është një prej këtyre maturantëve.

“Unë kam aplikuar në 10 degë ku si prioritet kisha Mjekësinë e Përgjithshme, degët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë që janë Financë, Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi, Drejtësi, si dhe disa degë të inxhinierisë si Inxhinieria Ekonomike dhe ajo Informatike. Për shkak të mesatares dhe lëndëve me zgjedhje, që në raundin e parë I kam kapur të 10-ta degët. Mesataren e 3 viteve e kam 10.0, ndërsa bashkë me provimet e maturës 9.91”, thotë Muha.

Në fakt marrja e vendimit se në cilën degë do të studio është pak e vështirë, duke qenë se të 10 degët janë fusha në të cilat unë kam interes, por jam e lumtur që kam mundësi zgjedhjeje. Kur pashë renditjen e vetes tek listat fituese tek të 10 degët u ndjeva shumë e përmbushur, sepse është një rezultat për të cilin kam punuar fort dhe tani ndjej që të gjitha orët e studimit dhe përpjekjet e mia, po shpërblehen më së miri. E kam menduar t’i zhvillojë studimet jashtë shtetit, por kam vendosur që studimet Bachelor t’i zhvillojë këtu, ndërsa masterin jashtë për t’u zhvilluar si në aspektin profesional edhe personal.

Si përfundim gjithë mendimet dhe energjia po më orientojnë drejt nisjes së studimeve në Informatikën Ekonomike duke qenë se është fushë që mendoj se do të përshtatem në tregun e punës.

E ardhmja edhe më frikëson, por mezi po pres të zbuloj sesi do të jetë jeta ime universitare.

Top Channel