Mamaja ve duart ne koke kur shikon mesazhet e te bijes me shokun e klases

Mamaja e një vajze 10-vjeçare u cudit kur zbuloi mesazhet e së bijës me një prej shokëve të saj të klasës.

Gruaja, e cila nuk ka preferuar të identifikohet, gjeti disa mesazhe mjaft shqetësuese në telefonin e vajzës së saj të vogël. E reja ishte duke komunikuar me një shokun e saj të klasës, i cili i kërkonte që ajo t’i dërgonte foto me te brendshme.

Në mesazhet që i dërgonte, ai i kërkonte të ishte pak më shumë seksi dhe me foto më joshëse, provokuese.

Pasi arriti të zbulonte mesazhet, ku dy të rinjtë flisnin për tema “të nxehta” në Instagram dhe ai i kishte dërguar edhe foto të tijat, vajza shpërtheu në të qara.

Mamaja e saj thotë:

E dija për këtë djalë që e kishte shok në shkollë dhe që pëlqeheshin. Ishin “të dashur”. Ime bijë përdor telefonin e saj për të komunikuar me shokët dhe shoqet e saj, por kur zbulova këto mesazhe ngela e tronditur. Nuk po bëjnë ndonjë gjë të madhe, ama janë vetëm 10-vjeç. Çfarë mund të pres më shumë prej tyre në të ardhmen?”