Luizi ka bërë gabim me Kiarën duhet të ishte lidhur me Efin?

Tashmë dihet që Luizi e ka bërë shumë të qartë, brenda shtëpisë së Big Brother VIP atij “i ka rënë në kokë për Kiarën.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një strategji loje, pasi ai te Kiara pasqyron atë Luizin që nuk shpërfaqet në dinamikat me lojtarët e tjerë, apo është i dashuruar me të vërtetë me Kiarën.

Nga ana tjetër Kiara është më e vetëdijshme dhe shpesh i ka thënë që nuk ndodh brenda 1 muaji, që jashtë është ndryshe etj si këto. Kiara është gjithmonë në pozicionin “mos, mos, mos”.

Por, po ta vësh re, Luizi me Efin argëtohet shumë siç e tregon edhe videoja më poshtë. Efi ka shpërfaqur një karakter që i ka pëlqyer publikut.

Ajo me vendosmerine e saj shumë shpejt mori pozicion ndaj Oltës në momentin kur të tjerët filluan të bëjnë padashje lojën e saj.

Pyetja është: po të mos ishte Kiara, a do kishte qenë Efi që mund të ishte bërë çift me Luizin? Duke konsideruar që duket sikur flasin të njëjtën gjuhë dhe zbaviten.