Luizi i kerkon falje babait te Kiares. Me ne fund ai takon dhe “vjehrrin” e tij

Kiara Tito është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga babai i saj, i cili ka shkuar ta takojë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Pas momentit emocionues të takimit babë e bijë, Arbana Osmani pyeti babain e moderatores nëse dëshiron të takojë edhe Luiz Ejllin.

Ai pranoi menjëherë dhe këngëtari shkoi për të takuar për herë të parë të atin e partneres. Pasi i dha dorën, Luizi i kërkoi falje babait të Kiarës për rastet që e ka mërzitur dhe i tha se ajo i ka ndryshuar jetën.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E vetmja fjalë që mund të them është të kërkoj sinqerisht falje për çdo herë që e kam bërë të ndihet keq, me derdhë lot. Edhe ke rritur një vajzë fantastike që më ka ndryshuar jetën.

Arben Tito: Unë të përgëzoj për përkushtimin që i kë bërë në këtë periudhë. Ta dish unë jam evropian, e bëj jetën si evropian por zakonet i kemi allashqiptarçe. Ta dish që jam gjysmë shkodran, nënën time e quajnë Marie dhe flet akoma shkodrançe njësoj si ty. Edhe babain e kam përmetar.

Luizi: Unë nuk kam qejf me bërë premtime se janë fjalë të mëdha. Unë do ta dua siç e ke dashur ti, do ta respektoj dhe do bëj maksimumin për të e çdo sakrificë që ke bërë edhe ti.

Arben Tito: Më duket se të dy paskemi emocione

Luizi: Hera e parë që kam emocione në këtë shtëpi

Arben Tito: A di ça i thashë Kiarës, unë të ndiqja vetëm ty, tani mu bënë dy

Luizi: Mua më erdhi keq se sa erdhe e nise rëndë, më the çapaçul

Arben Tito: Po si çapaçul je

Luizi: Unë ma mirë të kisha dashur si konkurrent se nuk kisha pasur emocione, jam duke u dridhur.