Luizi e nis diten keq shperthen ne lot kur ishte vetem ne oborr

Sot në mëngjes Luizi nuk ishte ai i zakonshmi plot humor, optimizëm dhe energji.

Këngëtari i njohur ka shpërthyer në të qara teksa ndodhej vetëm në oborr duke pirë kafenë.

Nuk dihet arsyeja se pse Luizi është zgjuar kështu sot, duke qarë dhe jo me energji ashtu siç ai bën thuajse gjithmonë. Të presim nëse do i tregojë Kiara Titos apo ndonjë banori tjetër për këtë.

Ndërkohë kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.

Gjithashtu ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.