Lindi vajzën, por për pak humbi vetë jetën. Ja cfare e shpetoi gruan e futbollistit

Alice Campello, gruaja e Alvaro Morata, sulmuesit spanjoll të disa skuadrave, jetoi më 9 janar një nga ditët më të lumtura të jetës së saj. Por, në të njëjtën kohë, një nga më dramatiket. Pikërisht modelja solli në jetë vajzën e saj Bella, vajzën e parë në familje.

Por, pas lindjes ajo ka pasur një sërë komplikimesh të rënda. Aq sa iu desh të kalonte disa ditë në reanimacion me një gjendje shqetësuese shëndetësore.

Tani fatmirësisht po rikuperohet pak nga pak dhe ka dashur të shfrytëzojë rastin të falënderojë ndjekësit për gjithë dashurinë që ka marrë. Dhe meqë ra fjala, ka folur pak për atë që saktësisht i ka ndodhur:

Alvaro Morata enjoys beach break with heavily-pregnant wife Alice Campello as couple prepare for third child | The Sun

“Po ndihem pak nga pak me mirë, edhe pse akoma qaj shumë, jam shumë e ndjeshme…, të gjitha gjëra normale pas lindjes. Por fizikisht kam filluar të eci dhe të bëj jetën që kisha më parë.

Edhe vajza është shumë mirë. Një gjë doja t’ju them: shumë herë nuk i kupton gjërat derisa të të ndodhin ty, falë njerëzve që kanë dhuruar gjak jam këtu.

Kështu, një nga gjërat e para që do të bëj sa më shpejt, pasi të ndihem mirë, do të dhuroj gjak. Ju inkurajoj shumë edhe juve ta bëni këtë, sepse shpëtoni jetë, sikurse ndodhi me mua”.