Detaje të reja kanë dalë nga mediat greke, pas dëshmisë së 33-vjeçares greke Roula Pispirigou dhe transportimin e saj drejt qelisë pas vendimit të Gjykatës për ta lënë në paraburgim.
Roula, e cila akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura duke u injektuar doza ketamine, pasi është futur në qeli është parë të godasë kokën në mur.
Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni ”Alpha”, 33-vjeçarja nga Patra, është parë tejet e nervozuar brenda katër mureve duke mos mundur ta mbajë dot veten në kontroll.
Mësohet se tashmë do të jenë mjekët psikiatër që do të “marrin në dorë” 33-vjeçaren greke.