Largohet pa asnjë gjurmë një 15-vjeçare në Vlorë, nëna e vajzës ‘ngre në këmbë’ policinë

0
154

Policia e Vlorës njofton se ka marrë denoncimin për zhdukjen pa asnjë gjurmë nga banesa të një vajzë 15-vjeçare. Denoncimin e ka bërë nëna e vajzës.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.