Lajmi i mire. Ja ditet ku rikthehen reshjet e shiut ne vendin tone pas diteve me te nxehta

Sot dhe nesër në tërë rajonin na pret mot i stabilizuar me diell dhe mjaft i nxehtë dhe njëkohësisht janë ditët më të nxehta të kësaj vale të nxehtësisë, ndërsa të dielën do të fillojë rënja e temperaturave në viset tona kontinentale, kryesisht në Kosovë,veri të Malit të Zi dhe disa vise kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ku gjasa edhe për zhvillime të izoluara të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë. Temperatura mjaft të larta mbesin të dielën në Shqipëri, sidomos përgjatë bregdetit, pjesëve qendrore e jugore dhe Ultësirën perëndimore.

Të hënën rrebeshe të fuqishme, por të izoluara përfshijnë Shqipërinë , ndërsa të martën tërë rajonin duke ulur temperaturat.

Edhe gjatë kësaj vale të nxehtësisë temperatura në Shqipëri pritet të prekë shifrën 40 gradë Celsius. ndërsa në Kosovë rreth 36 gradë Celsius.

Pra, para nesh edhe dy ditë krejtësisht stabile dhe me diell, të dielën me zhvillime të izoluara pasdite dhe ulje të lehta të temperaturave, ndërsa fillimi javes së re na sjellë rrebeshe më të shpeshta, të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.