Lajm i mirë për shqiptarët, BE ofron kontrata pune për emigrantët/ Ja “dosja” e Ramës…

Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit shqiptarë në BE.

“Punëdhënësit e BE-së po përballen me mungesa në 28 profesione,” tha Komisioni në dokument. Sektorët ku problemi është më i theksuar janë turizmi, hoteleria, IT, shëndetësia dhe logjistika të cilat në total kërkojnë mbi 100 mijë persona fuqi punëtore.

Në mungesë së fuqisë punëtore, Komisioni Europian i ka dorëzuar “dosjen” Qeverisë Rama e cila duhet të bjerë dakord për “skemat e lëvizshmërisë së të rinjve” reciproke nga vendet jo anëtare të punojnë në BE me te drejta te plota.