Ky eshte ishulli ne Itali qe paguan 15,000 euro për të jetuar atje

Qeveria e ishullit mesdhetar Sardenja po paguan grante të majme për blerjen dhe rinovimin e pronave rurale në ishullin e bukur italian

Nëse keni ëndërruar gjithmonë të kaloni ditët tuaja në fshatin italian , atëherë mund të jeni me fat; një ishull spektakolar po ofron t’u paguajë njerëzve 12,700 £ për t`u transferuar në qytetet dhe fshatrat e tij rurale.

Qeveria e ishullit Sardenja ka njoftuar se do të ofrojë një grant prej 15,000 euro për këdo që dëshiron të zhvendoset në këtë destinacionin e ëndrrave.

Një total prej 38 milionë fondesh janë caktuar për këtë skemë, e cila synon të luftojë popullsinë në pakësim të qyteteve dhe fshatrave rurale të ishullit të Sardenjës, raportohet nga Daily Record.

Ishulli i Sardenjës shtrihet në perëndim të Italisë kontinentale dhe është ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, pas Siçilisë.

Është e qartë pse dikush do të dëshironte të transferohej atje, duke pasur parasysh motin e jashtëzakonshëm të ishullit, plazhet e famshme botërore dhe kuzhinën e shijshme lokale.

Paratë duhet të përdoren për blerjen ose rinovimin e një prone, por nuk duhet të shlyhen menjëherë, që do të thotë se mund të veprojnë si hua për të futur këmbën tuaj në derë.

Por përpara se të paketoni valixhet dhe të lini pas cdo gjë duke shkuar në aeroportin më të afërt, vlen të përmendet se ka disa kushte.

Paratë janë vetëm për shtëpitë në qytete të vogla dhe fshatra.
Vendndodhja e shtëpisë duhet të jetë në një komunë me më pak se 3000 banorë dhe granti nuk duhet të kalojë gjysmën e kostove të blerjes ose rinovimit.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti i Sardenjës Christian Solinas tha: “Falë kontributeve në shtëpitë e tyre të para, kjo forcohet dhe bëhet terren pjellor për ata që do të zhvendosen atje ose do të vendosin të ndërtojnë një familje.


“Nuk mund të ketë rritje pa një zgjerim real të territoreve, të zonave të brendshme dhe më të pafavorizuara, të cilat duhet të kalojnë përmes politikave të reja për ripopullimin e tyre.

Shpresohet që nisma do t’i ndihmojë njerëzit dhe familjet të blejnë shtëpinë e tyre të parë në fshatin italian, duke nxitur ekonominë dhe duke rikthyer shpopullimin e ishullit.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Italia përpiqet të joshë vizitorët këtë verë. kujtojmë se muajin e kaluar, qeveria italiane vendosi të sigurojë shtesa të njëhershme prej 200 € për punëtorët sezonalë dhe shtëpiak, me masën që pritet të tërheqë më shumë qytetarë të vendeve të treta për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Një deklaratën e lëshuar nga Komisioni Evropian thuhet: “Ligji DL 50/2022 lejon punëtorët migrantë të aplikojnë për bonus, për sa kohë që ata kanë banuar në Itali përpara 1 korrikut 2022 dhe të gjitha kërkesat për të ardhura janë përmbushur”.

Po ju a do ta mendonit transferimin me shtëpi në Sardenjë? Lini komentin tuaj më poshtë