Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pasi u mbulua me zhavorr nga rënia e kamionit në bypasin e Vlorës

0
258

Del foto e të riut që humbi jetën tragjikisht pasi u mbulua me zhavorr nga rënia e kamionit në bypasin e Vlorës.

Klajdi Kaja, 28 vjeç dhe Armand Beu, 32 vjeç, humbën jetën ditën e djeshme tragjikisht teksa po punonin në bypasin e Orikum-Kaninë në Vlorë.

Të dy djemtë po punonin duke transportuar zhavorrin për ndërtimi ne rrugës me kamion, kur humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me një shkëmb. Përplasja ishte aq e fortë sa të dy djemtë u hodhën nga dritaret, dhe u mbuluan më pas me zhavorrin që u derdh nga kamioni. Kjo e bëri shumë të vështirë gjetjen e tyre, teksa trupi i Klajdi Kajës qëndroi për disa kohë nën zhavor pa u gjetur.

Policia po punon ende për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë, ndërsa pistat ku dyshohet janë shpejtësia e lartë, ose një problem në frenat e kamionit.