Ky është 34 vjecari qe humbi jeten në aksident, la pas gruan dhe vajzën e vogël

Në moshën 34 vjeçare, pas një aksidenti që pësoi mbrëmë në Hajvali, ka ndërruar jetë, Arban Sopjani.

Lajmi bëhet edhe më i rëndë, pasi i ndjeri la pas nënën, gruan dhe një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshtatit të tij.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor: Ndërron jetë Arban (Asllan) Sopjani!

Në moshën 34 vjeçare, pas një aksidenti që pësoi mbrëmë në Hajvali, ka ndërruar jetë shoku dhe banori ynë i dashur, Arban Sopjani.

Arbani la pas gruan dhe vajzën, nënën, vëllezërit Shkëlqim e Driton Sopjani, familje të gjerë e të dashur dhe tërë lagjen tonë, me kujtimet dhe mendimet më të mira për të.

Ngushëllime familjes Sopjani dhe tërë komunitetit për humbjen e madhe!