Ky eshte 17 vjecari qe humbi jeten diten e djeshme pasi u shtypn nga ish kryetari i bashkis

0
1801

Publikohet foto e 17-vjeçari Elio Hamiti, i cili u aksidentua nga ish-kreu i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit, pasi kishte qenë tek fusha e futbollit. Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano.

Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

Ndërkohë i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.