Ky eshte 10-vjeçari hero humbi jeten pasi u fut ne liqen te shpetoj femijet qe rane brenda

10-vjeçari Jack Johnson e ka humbur jetën duke tentuar t’i ndihmojë fëmijët tjerë nga liqeni i ngrirë, thotë halla e tij, Charlotte McIlmurray.

Ai ishte mes fëmijëve që po ecnin mbi liqenin e ngrirë të Babbs Mill Park në Mbretërinë e Bashkuar, kur akulli i thye dhe fëmijët ranë në ujë.


Jacku ishte njëri prej katër të vegjëlve, ku tre nga ta nuk arritën të mbijetojnë, teksa gjashtëvjeçari është gjallë por ende në gjendje të rëndë.

“Djali 10-vjeçar është nipi im. Ai pa njërin duke rënë, dhe iku për ta shpëtuar,” ka shkruar ajo në Facebook, sipas The Sun.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me familjen tjetër. Jemi të thyer nga kjo”.