Kurrë mos i lyeni shtëpitë tuaja me këto ngjyra sepse mund t`ia ulni fare vlerën

0
167

Unë jam një dizajner i brendshëm dhe këto ngjyra të bojërave duhen shmangur – disa mund ta zhvlerësojnë edhe shtëpinë tuaj

Një ekspert i brendshëm ka zbuluar 4 ngjyrat kryesore që duhen shmangur me çdo kusht kur jeni duke lyer shtëpinë tuaj nga brenda dhe po mendoni ta shisni me nje cmim te majmë.

Por jo të gjitha ngjyrat, janë po aq në modë sa edhe mund të jenë të mira për shitësit. Kujdes pasi disa mund të zhvlerësojnë pronën.

E gjelbër e lehtë

Në mediat sociale e gjelbra ka bërë shumë bujë kohët e fundit. Megjithatë, ka disa nuanca të gjelbërta që më mirë të shmangen – këto janë jeshilja e errët dhe e lehtë.
“Ngjyrat që përzihen me gjethin përreth pasi mund të duken jo tërheqëse. Në vend të kësaj, mund të provoni të përfshini jeshile më të thella në verandë dhe vazo lulesh” shpjegoi eksperti.

Kafe e errët

Nëse po mendoni të nxirrni shtëpinë tuaj në treg, kafeja e errët është një tjetër JO.
Arsyeja pse sipas profesionistit, është se njerëzit shpesh e lidhin këtë ngjyrë me “papastërtitë”. Madje ajo bashkë me mobiljet prej druri mund të bëjë që një dhomë të duket e zymtë.” Prandaj sigurohuni që të zgjidhni nuanca më të buta pasi ato janë një alternativë e mirë kur kombinohen me ngjyrat e mbyllura të grisë.

E verdhë e ndezur

Me disa që e duan dhe të tjerë e urrejnë, e verdha ka qenë gjithmonë një ngjyrë e diskutueshme në dizajnin e brendshëm të shtëpive.
E verdha e butë, pastel zakonisht është e mirë, por eksperti tha se është në interesin tuaj më të mirë të largoheni nga e verdha më e ndezur. Si një alternativë, ajo sugjeroi të provoni një nuancë të pasur okër të kombinuar me të bardhën, “një version i tonifikuar i paletës së gëzuar”.

E zezë e guximshme

E zeza, si e verdha, është një tjetër ngjyrë ku opinionet ndajnë familjet. Eksperti sugjeroi:”E zeza përdoret më së miri për zona të vogla si grilat, për efektin e dëshiruar dramatik.”

Kur njerëzit kërkojnë të blejnë shtëpi ngjyra neutrale është pothuajse gjithmonë më e mira tek bojërat e ambjenteve brenda.