Kur një foto flet më shumë se 1000 fjalë, e dini ç’raport kanë sot Bojken Lako dhe Semi Jaupaj?

0
366

Kantautori Bojken Lako dhe Semi Jaupaj kishin zgjedhur për shumë vite të mos flisnin për jetën e tyre private, por pas pjesëmarrjes së këngëtares në një reality show si ‘Big Brother’, publiku u njoh me detaje të pazbuluara më parë rreth marrëdhënies së tyre. Edhe pse dy artistët vendosën t’i jepnin fund martesës thuajse një vit më parë, ata kanë ruajtur një raport të mirë dhe pas ndarjes.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj ku shkruan: “Shoku im më i mirë i jetës”. Kujtojmë që Semi nisi të shoqërohej me kantautorin kur ishte vetëm 17 vjeç.