Kreu mardhenie me 15 vjecaren. E gjen belaja te riun nga Mallakastra

0
14111

Mallakastër- Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur 15-vjeçe, arrestohet i riu.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.