Kremi i bërë në kushtet e shtëpisë që do të rigjenerojë lëkurën e duarve dhe do t’i bëjë ato më të buta!

0
309

Lëkura e duarve shpesh ashpërsohet dhe bëhet shumë delikate, ndaj për të ndalur këtë, sot do t’ju mësojmë se si të përgatisni në kushte shtëpie një krem për rigjenerimin e saj.
Kimikatet e detergjentëve, ndryshimet në temperaturë si dielli i nxehtë apo i ftohti i acartë bëjnë që duart tuaja të duken të rrudhura dhe të ashpra, ndaj filloni të ndiqni një rutinë për kujdesin e tyre dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.

Trajtimi ka tri faza: avulli, zbutësi dhe hidratuesi. Nëse doni rezultate të menjëhershme, ndiqni trajtimin dy herë në javë!

Krem shtëpiak për rigjenerimin e duarve

Dushi:
Ky dush duhet të bëhet me parafinë, të cilën më parë duhet ta ngrohni (deri sa të shkrijë). Lëreni të ftohet pak dhe më pas mbani duart në të për rreth 30 minuta.

Zbutësi:
Do ju duhet 1 lugë çaji sheqer, një lugë çaji lëng portokalli, disa pika vaj ulliri dhe 2 lugë xhinxher. Masazhoni duart me përzierjen që krijohet dhe mbajini për pak çaste në të.

Hidratimi:
Masazhoni duart me vaji susami, vaj kokosi ose bajameje. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
Vazelina gjithashtu shërben për rigjenerimin e lëkurës së duarve, e cila është rrudhur ose ka krijuar plasaritje.

Maskë: Me të verdhën e vezës dhe disa pika limon rekomandohet të masazhoni duart tuaja. Kryejeni këtë veprim të paktën 2 herë në javë! Lëkura do të forcohet dhe do të zbutet ashtu siç keni dëshiruar!