Kokrrat e bresherit sa nje kokerr molle. Shikoni ci kane ber makineve. Video

Një emigrant shqiptar në Itali ka mbetur pa fjalë ditën e sotme pas një rrebeshi të furishëm breshëri që ra në Casamassima të Barit në Itali.

Qytetari ka dërguar foto dhe video ku dëmi i shkaktuar nga breshëri duket qartë.

Xhami i parë i makinës së tij është bërë gati “copash” nga plasaritjet e mëdha për shkak të breshërit.

Ndërkohë nga fotot duket se kokrrat e rëna janë të një madhësie të konsiderueshme.

Qytetari ka dërguar edhe një video ku sqaron situatën.