Kjo është arsyeja pse urinoni në mes të natës

Ja mënyrat si mund të veproni për ta lehtësuar atë…

A zgjoheni shpesh në mes të natës për të shkuar në banjo?Nëse është kështu, ju e dini se është diçka shumë e bezdisshme. Jo vetëm që ju bën të zgjoheni nga gjumi si rezultat i fshikëzës së ngrohtë të stërmbushur, por gjithashtu mund të shqetësoni partnerin tuaj, apo edhe të rrezikoni që mos t’ju zë më gjumi pasi të ktheheni sërish në shtrat.

Kjo gjendje quhet “nocturia”, por çfarë e shkakton dhe si mund ta shmangni atë? Në vazhdim po ju sjellim disa informacione bazike dhe gjithçka që ju nevoitet për të ditur.

Çfarë është NOCTURIA?

Nocturia është nevoja për të shkuar në tualet gjatë natës dhe bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës suaj. Është gjithashtu shumë e zakonshme tëk meshkujt më të vjetër, e cila shkakothet shpesh si rezultat i prostatës së zgjeruar.

Çka e shkakton Nocturia-n?

Këmbët e ënjtura (fryrë) që ndërlidhen me sulmet në zemër.
Marrja e ilaçeve diuretike që shkakton urinim të shpeshtë.
Duke pasur një cikël të ndryshëm të orës trupore, e cila shkakton që modeli normal i urinimit gjatë ditës të ndodhë gjatë natës.
Duke pasur një fshikëz të paqëndrueshme ose tepër aktive si rezultat i cystitis.
Diabeti, nëse nuk është i kontrolluar në mënyrë adekuate. Kjo shpie në paraqitjen e sheqerit në urinë, gjë që stimulon urinë shtesë për t’u prodhuar.
Konsumi i tepërt i lëngjeve para kohës së gjumit.

Çfarë mund të bëni për ta përmirësuar këtë gjendje?

Ndërpreni konsumin e lëngjeve prej më herët gjatë ditës, në mënyrë që të zbrazni fshikëzën tuaj para se të shkoni në shtrat. Kjo nuk nënkupton që mos të konsumoni lëngje gjatë ditës, thjeshtë filloni rutinën e konsumit të lëngjeve prej më herët dhe ndërpreni sasinë e duhur më herët para gjumit.
Filloni një rutinë apo ditar të konsumit të lëngjeve, dhe mbani shënim rreth kësaj se sa konsumoni lëngje gjatë ditës apo tërë javës.
Largoni pijet që përmbajnë kafeinë dhe shkëmbeni ato me pijë të ngrohta dekafeinate (pa përmbajtje të kafeinës).
Nëse jeni të shqetësuar se një gjendje tjetër shendetësore po ju shkakton nocturia-n, të tilla si infeksion urinar apo diabet, vizitoni mjekun tuaj.