“Kishte thonj të gjatë dhe 3 fëmijë”, fqinjët flasin për vrasjen e 30-vjeçares: Xhevairi nuk e donte nuse në shtëpi

0
8758

Fieri është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Banorët e fshatit duke folur për mediat kanë deklaruar se krimi i dyfishtë ishte i paralajmëruar, pasi Xhevair Hoxha nuk ishte dakord me lidhjen e djalit të tij me Merushe Hazizin e cila ishte e divorcuar dhe kishte 3 fëmijë nga martesa e parë. Sipas banorëve, Xhevairi ishte betuar se do të vriste djalin e tij, Merushen dhe më pas veten e tij pasi nuk e pranonte dot faktin që djali i tij kishte prishur martesën nga ku kishte një fëmijë për t’u martuar me Merushen që kishte 3 fëmijë. Ndërkohë sipas banorëve, 61-vjeçari nuk e pranonte Merushen për nuse pasi sipas tij kishte thonj të gjatë dhe se nuk mbahej nusja ashtu në shtëpi.

Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshtë se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshtë mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë.
Ndërkohë, vëllai i Xhevair Hoxhës tregon se ai nuk e donte nusen e djalit.

Edhe mua më thoshte ik nga shtëpia dhe ti. Nusja e djalit ka ikur dhe është martuar në Durrës. Kishin një djalë. Fatjoni (djali i Xhevairit) ishte në punë. Nuk dimë shumë detaje sepse ata nuk na pranonin. Unë i flisja, por nuk më dëgjonte.