Keni lëkurë koke të thatë dhe ju kruhet shpesh? Këto 6 produkte shtëpiake do të zgjidhin problemin tuaj

0
1531

Nëse skalpi i kokës suaj është i thatë dhe iu kruhet, gjë që shpesh bën që të keni zbokth, tashmë mund të gjeni përgjigje te disa produkte që keni në kuzhinë, përveç shampove apo produkteve të ndryshme në farmaci.

Ka një sërë arsyesh shëndetësore se pse koka juaj është e thatë dhe iu kruhet, që nga ekzema te një dietë ushqimore jo e shëndetshme. Pavarësisht nga shkaku, ju mund t’i qetësoni këto simptoma edhe pa ndihmën e medikamenteve mjekësore dhe ne ju tregojmë sesi.

1. Vaji i farave të susamit

Një nga mënyrat më të thjeshta për të zbutur lëkurën e kokës është duke përdorur vajin e farave të susamit, i cili është relativisht i lirë dhe mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarkete. Ju duhet të masazhoni pak vaj susami të ngrohur në lëkurën e kokës suaj para se të shkoni në shtrat. Masazhojeni zonën e prekur për rreth 10 minuta dhe pastaj lërini të mbështjellë flokët në një peshqir të nxehtë, edhe për 10 minuta të tjera.

2. Lëngu i limonit

Edhe pse ideja e derdhjes së lëngut të limonit në skalpin e irritur të kokës mund të duket si çmenduri, ekspertët e rekomandojnë si një mënyrë për të luftuar kruarjen e kokës. Evitoni lëngun e limonit nëse e keni të çarë lëkurën e kokës ose do t’iu djegë. Ju duhet të masazhoni 2 lugë gjelle lëng limoni në lëkurën e kokës dhe pastaj ta shpëlani me ujë dhe më pas ta shpëlani me një pije të përgatitur nga 1 lugë gjelle lëng limoni në 1 gotë me ujë. Me sa duket, aciditeti i limonit e balancon ph kokës suaj, gjë që ndihmon edhe në kontrollimin e zbokthit.

3. Kripa

Edhe kjo mbase nuk është diçka që mund ta merrni në konsideratë për të fërkuar lëkurën e kokës suaj kur është e thatë. Megjithatë, kripa është një nga ata produkte që lufton simptomat e bezdisshme të skalpit të thatë të kokës. Mund ta derdhni kripën që përdorni në tryezë, direkt e mbi lëkurën e kokës, duke e masazhuar atë nëpërmjet flokëve me gishta. Kripa ndihmon që lëkura e kokës suaj të rinovohet dhe do të heqë lëkurën vdekur, ndërkohë që në fund ju mund të përdorni shampon e duhur.

4. Aloe Vera

Aloe Vera është një ilaç natyral me bazë bimore. Edhe pse ajo gjendet në disa shampo, ju mund ta kultivoni Aloe Vera-n edhe vetë në shtëpi. Më pas mund të përdorni xhelin që rritet brenda gjetheve të saj për të zbutur skalpin e kokës, sepse ka veti antibakteriale dhe antifungale. Freskia që jep Aloe Vera mund të ndihmojë në lehtësimin e çdo djegieje apo kruajtjeje.

5. Soda për pjekje

Soda e bukës mund të jetë një agjent efektiv kur vjen puna për t’iu qetësuar nga kruajtjet e skalpit të kokës. Soda e bukës ka natyrë alkaline (e kundërta e asaj acidike) dhe ndihmon për të balancuar ph-in e skalpit të kokës. Mund të përgatisni një pastë duke përdorur ujë dhe sodë pjekjeje dhe ta fërkoni atë në lëkurën e kokës, duke e lënë për 15-minuta apo më shumë para se ta shpëlani.

6. Vaji i kokosit

Ju thjesht mund të masazhoni pak vaj në lëkurën e kokës, duke e lënë të veprojë për pak kohë dhe pastaj ta shpëlani atë. Flokët tuaj mund të jenë pak të yndyrosur pas kësaj procedure, por gjithashtu do të kenë edhe një aromë të mrekullueshme.