Keni bërë plane për pushime kete fundjave? Moti merr kthesën e papritur diten e neserme

Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qendrueshme të ajrit.

Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore. Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.