Kengetarja Maja poston foto me te birin. Shiko se sa qenka rritur

Këngëtarja e muzikës popullore Maya është një artiste shumë e preferuar për publikun. Ajo është përpjekur gjithmonë ta ruajë në mënyrë hermetike jetën e saj personale.

E ftuar në programin “ABC-ja e mëngjesit”, artistja ka folur si rrallë herë në lidhje me marrëdhënien që ka me djalin e saj të vogël Jonas. Maya ka treguar se është një nënë shumë e rreptë dhe mundohet që të jetë gjithmonë korrekte. Ajo kujdeset vetë për të birin pasi nuk ia beson dot askujt tjetër.

Më tej ajo rrëfeu se një ndihmesë e madhe është dhe bashkëshorti i saj. Për shkak të angazhimeve të shumta në muzikë, artistes i duhet të udhëtojë dhe jashtë vendit, gjë e ka shumë problem për të birin.

“Jonas 3 vjeç e gjysmë si uragan. Unë kur kam qene i vogël kam qenë shumë fëmijë i urtë. Ai është shumë me temperament, vetëm lëviz. Kam shumë frikë te njerëzit, nuk kam asnjë grua, vetëm e çoj në kopsht. Kam edhe bashkëshortin që më ndihmon.

Unë jam më e rreptë ndoshta jo direkt po i them jo për një gjë. Problem është që kur kam filluar aktivitete e kam kohën e kufizuar dhe im shoq është më tolerant, bëje i thotë, po kjo nuk më pëlqen. Unë e dua shumë, por mundohem të jem korrekte me të.

Me vete në koncert nuk e marr dot se është e pamundur. Vetëm në raste se kam familjarët e mi e marr. Por natyrisht kam tim shoq që më ndihmon. Megjithatë, problemi është vetëm kur është jam jashtë vendit”, u shpreh ajo.