Kengetarja e njohur behet nene per here te pare. Sa emer te bukur i ka vendos djalit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram.

Edita ka postuar disa foto, ku shfaqet me të birin e porsalindur nga spitali.

Ajo i ka shoqëruar këto imazhe të ngrohta dhe me një dedikim, me anë të të cilit ka zbuluar edhe emrin e të birit, Rio.

“Jeta jonë u plotësu me ty Rio jonë!

Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e Babi! 23.06.22”, ka shkruar Edita.