Kaos i madh dhe rradhe te medha ne Rinas. Ja cpo ndodh atje

Qindra shqiptarë apo të huaj, që sapo kanë zbritur nga avioni janë duke pritur në radhë për vulosjen e pasaportës. Burime bëjnë me dije se punojnë vetëm 5 sportele, por me vetëm një oficer policie dhe vulosja po ecën shumë ngadalë.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme është mbushur i gjithë holli i mbërritjeve. Qytetari, i cili ka dërguar foton ankohet për një jokorrektësi të efektivëve të policisë në sportel.

Qytetari shkruan: Jan 5 sportele me nga 1 operator. Nderkoh njeri operator del nga sporteli per te pir kafen. FLm, anonim