Kamarieri shqiptar humb jeten duke u shërbyer klientëve në restorant

Një kamarier shqiptar 25 vjeç ka ndërruar jetë para syve të klientëve që po i shërbente në tavolinat e restorantit Miralago në Itali.

Ai është identifikuar si Egzon Mile, i lindur në 1996 dhe banues në Fier.

I riu kishte pak kohë që ishte punësuar në atë restorant dhe ishte sezoni i parë për të.

Sipas mediave italiane, duket se i riu ishte një i afërm, apo nip i familjes shqiptare që prej vitesh merr me qira restorante dhe piceri në Garda të Italisë.

Pronari nuk donte të shpjegonte se çfarë i ndodhi djalit.

Ai vetëm tha:

Nuk është dita. Respektoni dhimbjen tonë.
Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar pavarësisht ndihmës së dhënë.