“Kam 35 vjet që ia hekuros këmishat burrit”/ Kodheli na befason me rrëfimin epik

0
251

Ish-ministrja socialiste Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale. Deputetja ka treguar se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen.

Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.

E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha: “Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike’, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?’ Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit”