“Ka disa risi kete vit” Nesër nisin provimet e matures/ Kushi mesazh te rendesishem per maturantëve

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Ju nesër keni provimin e parë të maturës dhe unë nuk mund të rrija pa përcjellë një mesazh urimi. Kthimi në normalitet pas pandemisë na ndihmoi të jemi më të fokusuar te matura shtetërore. E di që keni punuar shumë për të plotësuar njohuritë e marra gjatë mësimit online.

Këtë vit ka disa risi që dua t’i ndaj edhe njëherë me ju. Ju që do të studioni në Shqipëri duhet të jeni më shumë optimistë sepse cilësia e arsimit të lartë po rritet çdo ditë e më shumë. E ndërkohë pak ditë më parë ne kemi përcaktuar programet e studimit prioritet kombëtar të cilat do të ofrojnë përjashtim nga tarifa dhe mbështetje financiare me bursa studimi.

Kur të bëni zgjedhjen konsideroni edhe programet për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe zhvillimi i vendit. Hapi i parë janë provimet e maturës. Punoni të qetë dhe me besim në vetvete. Ne kemi punuar fort për të marrë të gjitha masat. Mos harroni, ju lutem respektoni rregulloren gjatë provimit