Ju ngec hala peshkut në fyt ja 3 gjërat qe duhet ti beni menjëherë

Asgjë nuk shijon më shumë sesa një tave peshku buzë detit, deri në momentin kur një halë të kalon keq në fyt. Të gjithëve na ka ndodhur një gjë e ngjashme dhe të alarmuar nuk kemi ditur ç’të bëjmë, ndaj duke njohur këtë shqetësim Living do t’ju tregojë ndihmën e parë në kësi rastesh.
Kujdes: Asnjëherë mos përdorni një vegël ose një objekt tjetër të për të të zhvendosur halën, këtë gjë mund ta bëjë vetëm një specialist.

1. Kollituni

Gjëja e parë që ju do të bëni instiktivisht është kollitja. Presioni i ajrit gjatë kollitjes do të spostojë halën nga fyti.

2.Tul buke

Merrni tulin e një fete buke dhe futeni të gjithin në gojë pa e copëtuar. Buka mund ta zhvendosë halën ndërsa ju gëlltiteni.

3. Provoni vajin e ullirit

Vaji i ullirit është një lubrifikant i shkëlqyer pasi nuk shpërbëhet shpejt ndaj funksionon më mirë se uji ose qumështi. Vajrat janë më të rënda se lëngjet e tjera kështu që nëse hala është e vogël mund të zhvendoset lehtësisht.
Nëse keni një dhimbje të fytit ose simptoma të tjera duhet të vizitoheni.